Zëvendëskryeministri i parë i Qeverië së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi e ka drejtuar mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Mbledhja është hapur me një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë së sotme në Bullgari.

“Sollëm vendim për të shpallur tre (3) ditë zie në mbarë vendin, duke filluar nga dita e sotme”, ka shkruar ndër të tjera Grubi.
Postimi i plotë:
Sot drejtova mbledhjen e Qeverisë dhe e hapëm me një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë së sotme në Bullgari.
Sollëm vendim për të shpallur tre (3) ditë zie në mbarë vendin, duke filluar nga dita e sotme.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut shprehim ngushëllime të sinqerta të gjithë familjeve që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi derisa të lënduarve ju urojmë shërim të shpejtë.