Modelja e njohur nga Peja, Arta Nitaj, është gjithnjë shumë e përfolur për fotografitë provokuese që publikon në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me ndjekësit imazhe nga udhëtimet e saj luksoze, nga ushtrimet në palestër apo edhe pushimet në bregdet.
Së fundmi, ajo publikoi për fansat e saj të shumtë në rrjetin social Instagram disa fotografi të reja, në të cilat është dukur mjaft atraktive.

Duke pozuar me një fustan plazhi të shkurtër me vija, i cili kishte dizajn me disa ngjyra dhe ishte i therur me grep, Nitaj dukej mjaft joshëse ndërsa merrte disa poza.
Bukuroshja pejane është tejet e përkushtuar në fitnes, me çka ka arritur që të ketë rezultate të mira në trupin e saj.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, dhe si rrjedhojë shpesh është e komentuar për paraqitjet e saj.