Arta Nitaj dhe Stina Bojku (Foto: Instagram)
Bukuroshja nga Peja, Arta Nitaj, dje (e martë) ka qenë një nga personazhet më të përfolura në mediat shqiptare për shkak se u komentua se ajo është shoqëruese e një klubi nate në Dubai.
Kjo pasi klubi i quajtur “Billionaire Mansion”, përmes faqes “Thelist” në Instagram, ka promovuar klubin e tyre me imazhin e bukuroshes Nitaj dhe mikes së saj, Stina Bojku.
“Çdo të diele në Billionaire Mansion, është lista e zonjushave të mbrëmjes dhe ne duam të gjithë ju të dini se shampanja është mbi neve këtë natë”, shkruhej në njoftimin e ‘The List’ të bërë më datë 27 dhjetor të vitit 2019.
Arta Nitaj (Foto: Instagram)
Lidhur me këtë një reagim së fundmi e ka bërë vet modelja, duke thënë se nuk dëshmon asnjë shkrim që ajo punon në vendin e lartpërmendur.
“Për ata që dijnë me i lidhë dy fjalë anglisht e që kanë dalë najhere në jetë e di që nuk është problem me kuptu që fotoja ku kam dalë është bërë në një dine klub para një muaj e gjysmë, nuk po shoh poshtë asnjë shkrim që unë punoj aty apo diçka e tillë pos një numër të klubit për rezervime “The List DXB” është event që mbahet çdo të diele në vendin ku shihem unë në foto”.
“Unë nuk kam etje me i pa njerëzit keq se kam shumë momente të lumtura në jetë me i shiju, smuj me shiju me u knaq me fatkeqësinë e dikujt. Paqe dashuri”, ka shkruar ndër të tjerash ajo.
Përkundër se të shumtën e kohës e kalon në Dubai, Arta nuk ishte deklaruar asnjëherë se është e angazhuar në ndonjë projekt atje.