Arta Nitaj me “raketë”, ironizon pasi u gjobit nga policia

Modelja e njohur shqiptare, Arta Nitaj, është gjithmonë shumë e përfolur për paraqitjet e saj në rrjetet sociale.

Teksa publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria, ajo sot vendosi të ndajë me ndjekësit një ngjarje të pakëndshme që i kishte ndodhur gjatë ditës.

Ajo është dënuar me gjobë nga Policia e Kosovës, për shkak të thyerjes së rregullave të trafikut rrugor.

Në një imazh të publikuar në InstaStory, Nitaj ka treguar gjobën e saj të policisë, të cilën e ka mbështjellur duke e shndërruar në një “raketë” prej letre.

Me këtë ajo sikur ka dashur të ironizojë me inatin e saj për shqiptimin e kësaj gjobe nga organet e rendit.