Modelja dhe aktorja shqiptare, Arta Nitaj, duket se nuk ka mbaruar akoma pushimet.
Ndonëse është mjaft aktive në rrjetet sociale, ajo së fundmi ka treguar se po shijon disa ditë në Palasë, në jug të Shqipërisë.
Bukuroshja, e cila numëron mijëra ndjekës në Instagram, ka publikuar disa fotografi të reja në bikini.
Në fakt, zeshkania ndau një postim me tri poza të ndryshme përmes të cilave ka ekspozuar linjat e bujshme trupore.
Për këto imazhe provokuese, Nitaj mori pëlqime e komplimente të shumta nga miqtë dhe fansat që mban në këtë rrjet të popullarizuar.
Arta përndryshe këtë kohë ka qenë më pasive, derisa pritet që së shpejti të fillojë me një projekt të ri televiziv.