Bukuroshet shqiptare, Arta Nitaj, Arta Elezaj dhe Kejvina Kthella, kanë qëndruar në Dubai për festën e Vitit të Ri.
Në profilet respektive në rrjetet sociale, ato kanë shpërndarë imazhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe, në të cilat mahnitin me dukjen e tyre.
Krahas pozave individuale, nuk kanë munguar edhe fotografitë e përbashkëta të bukurosheve.

Në imazhet e publikuara, Arta Nitaj paraqitet me një fustan të gjatë ngjyrë hiri metalike, të hapur në pjesën e dekoltesë.

Arta Elezaj ka zgjedhur një fustan të shndritshëm të shkurtër që ia vë në pah hiret e saja, po ashtu të hapur në pjesën e dekoltesë.

Ndërsa Kejvina Kthella ka të veshur një fustan të verdhë dy pjesësh që i thekson figurën mbresëlënëse trupore.




