Modelja e njohur shqiptare, Arta Elezaj, është mjaft e dashur për një shumicë të popullsisë.
Paraqitjet e saj gjithmonë komentohen për të mirë, ndërsa shpesh nga ana e saj vijnë edhe poza atraktive.
Në postimin e fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka zgjedhur që të shpërndajë një fotografi tejet tërheqëse.

Arta u pa me një telefon para pasqyrës, derisa përmes lëvizjeve të saj theksoi tiparet e mrekullueshme trupore.
Makijazhi që kishte bërë e shfaqte modelen pak më ndryshe, ndërsa flokët i kishte të kapura lart kokës.
Postimi i modeles dhe njëherësh aktores mori me mijëra komente, të cilët përshkruanin se sa e bukur dukej.