Arsyetimi i Kurtit për ngritjen e çmimit të rrymës: Dikush duhet të paguajë importin

“Dikush duhet ta paguajë”, ka qenë arsyetimi që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë për ngritjen e çmimit të rrymës në vend.

Sipas tij, energjia e importuar është shumë e shtrenjtë dhe se rrugëdalja e vetme për këtë është rritja e tarifave dhe subvencioneve. Teksa më herët Kurti përmendte zgjidhjen mes rritjes së tarifave dhe reduktimeve, tash këtë të dytën ai e ka eliminuar duke thënë se “e pamë sa të dëmshme janë”.

“Jemi në situatë ku rritja e tarifës dhe subvencioneve është e vetmja rrugë përpara”, ka thënë Kurti në konferencën për media.

Ai ka treguar se vetëm një ditë më herët në Kosovë energjia e importuar kapi vlerën e 2.3 milionë eurove. “Dikush duhet ta paguajë”, ka thënë përsëri ai.

Kurti ka fajësuar edhe një herë ish-qeveritë për dështim në energji. Sipas tij, po të dëgjohej Vetëvendosje më herët me propozimet e saj, “tash s’do të kishim këtë hall sot”.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se raporti i ZRRE-së nuk është një vendim përfundimtar dhe i padiskutueshëm, dhe se Qeveria do të dërgojë komentet e saja. Mirëpo, ai ka thënë se nuk ndryshon fakti se gjendja është e rëndë.

“Raporti i ZRRE-së në një mënyrë është shprehje e qartë e gjendjes së rëndë ku ndodhemi. Së dyi përmes fuqizimit të pavarësimit të rregullatorit, duam të ndajmë pushtetin nga shteti. Nëse Qeveriab quhet pushtet, atëherë ZRRE-ja quhet shtet. Ky është raport i pushtetit dhe shtetit. Këtë e kemi bërë menjëherë, duke mos i lejuar anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje të bëhen pjesë e ZRRE-së”, ka thënë Kurti. “Nuk ka logjikë të kërkohet të mos përzihemi në emërime të ZRRE-së e në të njëjtën kohë të marrë vendime për ta”.