Arsyet pse uji me kanellë ndihmon në humbjen e peshës

Nëse po përpiqeni të humbni peshë pa u munduar shumë, uji me kanellë mund të jetë përgjigjja që ju po kërkonit. Kanella ka marrë vëmendje si erëz dhe besohet se ndihmon në rënien e peshës, falë përfitimeve të mundshme shëndetësore, raporton India.com. 

Pjesa më e mirë e kësaj pijeje është se jo vetëm që është e lehtë për t’u përgatitur, por gjithashtu në mënyrë natyrale ndihmon për të humbur peshë. Përgatisni dhe pini nga një gotë të rakisë me ujë dhe kanellë çdo mëngjes. 

Përfitimet nga uji me kanellë

Kontrollon sheqerin në gjak: Mund të ndihmojë në reduktimin e ngrënies së tepërt dhe kontrollin e dëshirave ushqimore duke e balancuar nivelin e sheqerit në gjak, i cili ndihmon edhe në menaxhimin e peshës.

Detoksifikon trupin: Uji me kanellë është i njohur për vetitë e tij të hidhura dhe pikante, duke vepruar kështu si laksativ natyral, që i largon toksinat.

Vetitë kundër inflamacionit: Meqë mbipesha dhe inflamacioni kronik janë të lidhur mes vete, vetitë kundër inflamacionit ndihmojë në shëndet dhe kontroll të peshës.

Ndihmon tretjen: Kanella ka cilësi tretëse që mund të jetë të dobishme për shëndetin e zorrëve, për shkak se rrit tretjen e lëndëve ushqyese dhe parandalon grumbullimin e ushqimit të patretur.

E pasur me antioksidantë: Kjo ndihmon në kontrollin e stresit në trup dhe mirëqenien e përgjithshme, duke e mbështetur mënyrën e jetesës së shëndetshme dhe menaxhimin e peshës.