Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se nuk kishte nevojë për maskë në takimin me shtatë veteranë mbi 90-vjeçarë të Luftës së Dytë Botërore, pasi “jashtë frynte erë”.
I pyetur nëse kishte menduar të mbante maskë në takimin me grupin për 75 vjetorin e fitores kundër nazizmit, ai tha:
“Jo, nuk kishte problem, isha shumë larg, megjithatë e vlerësoj pyetjen. Unë doja të shkoja t’i përqafoja sepse ata janë të veçantë. Por vetëm bisedova me ta, nga larg. Ju e patë. Plus ishte dhe era që frynte në një drejtim saqë nuk linte asnjë sëmundje të afrohej. Po e di që ju nuk shqetësoheni për mua por për ata, nuk ka problem, ata nuk i gjen gjë. Nuk pash asnjë të mbante maskë, ndoshta edhe kishte”.
Presidenti 73 vjeçar amerikan dhe veteranët me të cilët ai u takua, janë statistikisht më të rrezikuarit nga komplikacionet e koronavirusit. Sekretarja e shtypit e zëvendëspresidentit, Katie Miller rezultoi pozitive me koronavirus një ditë më parë.
Testimet e presidentit kanë rezultuar gjithmonë negative por doktorët kanë thënë se megjithëkëtë njeriu i infektuar mund të dalë pozitiv pas disa ditësh dhe ndërkohë të infektojë të tjerë. shtetit kandidat. /Tch/