Arsimi në Anamoravë histori e ndritshme për kombin shqiptar

Në 30 vjetorin e tubimit madhështor për Ditën e Mësuesit në Gjilan

Shkruan: Halim Vranovci

NUK KA FORCË QË NA I MBYLLË SHKOLLAT TONA

Në periudhën më të vështirë të historisë së ndritshme të arsimit shqip, në Komunën e Gjilanit, 1989-1999, vend të rëndësishëm zë, një ngjarje shumë e veçantë – 7 Marsi, dita e mësuesit, e cila është shënuar për herë të parë, solemnisht (në rrethana dramatike të okupimit serb), në Ditën e 7 Marsit, 1993. Kjo  Iniciativë e degës së LASH-it në Gjilan, u mirëprit pa rezervë, nga drejtorët e shkollave fillore e të mesme, me ç‘rast edhe u formua Këshilli Organizativ cili do merrej me mbarëvajtjen e këtij Manifestimi  që nuk ishte shënuar ndonjë herë tjetër në Gjilan dhe regjion.

Duke përkujtuar të kaluarën e vështirë për arsim dhe shkollë kombëtare, shprehim respektin tonë të madh ndaj të gjithë atyre që ndihmuan në vënien e themeleve aq të forta, që nuk mund t’i rrënojë askush. Se për mbrojtjen e shkollës kombëtare, nuk kursyen asgjë, as mësuesit e mësuesve tanë, e gjerë në ditët tona, më së miri e dëshmon rezistenca, që shkolla jonë shqipe, po i  bën okupuesit serbë.

Dhuna mbi arsimin shqip, që po zbaton në mënyrë të egër shteti okupues serb, ishte strategji dhe emërues i përbashkët i gjithë pushtuesve (osman, grek apo sllav), të rrënojë shkollën shqipe. Andaj të flasim para juve për dhunën barbare serbe-mbylljen e objekteve shkollore, helmimin e nxënësve, ndërprerjen e financimit, përjashtimin nga puna të punëtorëve arsimor shqiptar, kërcënimet e përditshme, presionet dhe shantazhet e ndryshme, me duket e tepërt, sepse ju jeni ata që me rezistencën dinjitoze, keni mahnitur botën demokratike, duke bërë histori. Ju padyshim jeni realizues më të denjë të idealeve të të gjithë atyre, që flijuan jetën për shkollë kombëtare shqipe, siç e dëshiron populli, e jo shkollë çfarë na ofronin të tjerët.

7 Marsin – Dita e mësuesit, në 106 vjetorin e themelimit, të shkollës së parë shqipe, në Korçë, gjatë do e kujtojmë edhe për faktin se, sot për herë të parë u, vendos fatosi i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, në vatrat tona të diturisë ishte një moment i paharruar, kur veteran i arsimit, z.Reshat Shaqiri, bashkë me një grup nxënësish bëri  një defile mbresëlënës, në hollin e madh të shkollës fillore “Selami Hallaci” me Foton e Skënderbeut në duar, të ngritur lartë dhe të përcjellë me duartrokitje frenetike, të rreth 250 pjesëmarrësve, gjithë të ngritur në këmbë tashmë ishim në fillim të gjysmë vjetorin e dytë, të vitit shkollor (1992/93), që edhe pse të përballë me dhunë të egër të shtetit okupues serb, ngadalë por në mënyre të sigurt, po vazhdonim rrugën tonë të pavarur, të filluar, dy vite më parë.

Krahas plan-programeve, teksteve mësimore, vitin e kaluar shkollor, është shpërndarë, dokumentacioni pedagogjik (dëftesat, diplomat, librezat etj), me preambulë  te Republikës se Kosovës dhe Shqiponjën dy krenare në sfond, që padyshim ishte një ngjarje e rëndësishme historike e arsimit shqip në Kosovë.       

Përfaqësimi i institucioneve edukative arsimore, në këtë tubim historik, ishte proporcional,(në çdo dhjetë punëtorë, një pjesëmarrës) që afërsisht ishin tubuar 200 – 250 pjesëmarrës.

Këshilli organizativ ndau mirënjohje për 5 veteranë të arsimit, 10 mësimdhënës që akoma ishin në procesin mësimor (mësues, arsimtarë e profesorë) dhe 6 arsimdashës-pronarë, që liruan për shkolla shtëpitë e tyre të banimit. Punëtorët  e arsimit të shpërblyer; Reshat Shaqiri, Makfire Vokshi, Sinan Gashi, Ismete Ahmeti, Mehmet Kurtehi, Rexhep Maksuti, Nexhmije Bekteshi, Mejdi Aliut, Nazmi Musa , Rahim Azemi, Hamit Aliu, Saqip Salihut, Sabit Ademi, Kadri Bunjaku, Shaban Kerçeli, (pronarët e shtëpive – shkolla -Vebi Krasniqi, Demir Behluli, Ukshin Rexhepi, Hazir Morina, Hazir Kosumi, Daut Esati).Tubimi madhështor, që zgjati afër dy orë, përfundoi me një program të shkëlqyer kulturor –argëtues, kushtuar figurës së mësuesit.

Për këshillin organizativ të këtij manifestimi, ishte gati e pabesueshme, që kjo ngjarje arsimore, të ketë rrjedhë normale, në rrethana aq të rënda okupuese, kur gjitha objektet e shkollave të mesme ishin plotësisht të ndaluara për nxënësit shqiptar. Policia serbe e armatosur deri në dhemb, me dy autoblindave përcollën këtë tubim, para objektit të shkollës “Selami Hallaqi”. Ishim të bindur se tubimi do të shpërndahet me dhunë, ndërsa organizatorët do të arrestohen, mirëpo për fatin tonë të mirë kësaj here kjo nuk ndodhi! 

Në procesverbalin nga mbledhja e  mbajtur më 25 shkurt,1993, lidhur me ketë ngjarje te rëndësishme është marrë qëndrim, që fjalën e rastit lidhur me rrugëtimin historik 106 vjeçar, të shkollës shqipe ,ta përgatisë ; Halim Vranovci: Programin kulturor-argëtues, ta përgatisin; Xhevat Ismajli, Isa jakupi, Musa Musliu, përzgjedhjen për rezultate në pune dhe lirimin  e shtëpive –shkollave bënë ; Arif Baftiu, Adem Ademi, Qerim  Mustafa, Musa Qerimi Kadri Bunjaku, përgatitjen e Mirënjohjeve, e bënë, Hajrush Fazliu, Ibrahim Murati, Demir Behluli, Hafiz Gashi dhe Flamur Mushica. Përgatitjet  teknike; Hajrush Fazliu, Farush Ramadani, Hajdin Sadiku.
Në këtë manifestim historik, do të ftohen përfaqësuesit e të gjitha shkollave, Kuvendit komunal, partive politike ‘”Lidhja e arsimtarëve shqiptar”, në Viti dhe Kamenicë, Sindikata e pavarur etj,                                                                                                                                                                   

Përshëndes dhe falënderojë te gjithë anëtarët e Këshillit organizativ (të përmendur më lartë, gjashtë prej tyre të ndjere), që punuan me aq zell,përkushtim, përgjegjësi dhe guxim, në realizimin shembullor, të kësaj ngjarjeje të madhe, në historinë e arsimit shqip, në rrethana te jashtëzakonshme okupimi, dukë mos kursyer asgjë nga vetja e tyre. Falënderojë drejtoret e atëhershëm të shkollave në komunat:Gjilan, Viti dhe Kamenicë, për angazhimin e pakursyer, për të përzgjedh dhe sjellë, në këtë tubim, numër kaq të madh të mësimdhënësve, pjesëmarrës.

Falënderoj drejtorin e shkollës z.Selman Geci dhe zv.Drejtorin z.Hajrush Fazliu, për rrezikun real, që morën përsipër, që kjo ngjarje, të organizohet, në shkollën e tyre. Gjithashtu në mënyrë të veçantë, dua të falënderoj (post mortum) piktorin e madh dhe poetin e njohur gjilanas, z.Demir Behluli, i cili e punoi portretin e mësuesit të parë, Pandeli Sotiri.
Një numër i pjesëmarrësve në ketë tubim madhështor, për fat të keq, në këtë 30 vjetor, nuk janë në mesin tonë. Ngushëllimet më të sinqerta, u shpreh  familjarëve, shpirti i tyre bëftë dritë kudo që ata/ato janë!

Autori është ish-kryetar i LASH-it, për Anamoravë dhe ky shkrim shkruhet për nder të 30 vjetorit të tubimit madhështor për Ditën e Mësuesit në Gjilan që u mbajt më 7 Mars, 1993 në Gjilan.