Arsimi e Antonela me puthje e përqafime bëjnë dedikime të forta për njëri-tjetrin

Pavarësisht faktit se Antonela vazhdon të qëndrojë ende në “Përputhen”, ajo e ka konfirmuar lidhjen me Arsimin.

Arsim Abduli ishte larguar para disa javësh nga “Përputhen”, me arsyetimin se nuk e gjeti fatin e jetës dhe po vazhdon obligimet që kishte jashtë programit.

Së fundi, ishte Arsimi ai i cili postoi një video, në të cilën u shfaq duke u shëtitur bashkë me Antonelën, ndërsa shkruan “Me ket bionden time”.

E pyetur në emision se çfarë po zihet mes saj dhe Arsimit, Antonela tentoi t’i ikte pyetjes, duke thënë se ka disa marrëveshje reklamimi.

Por, duket se ai vazhdoi takimet jashtë emisionit me konkurrenten Antonela Berisha e tashmë i shohim të pandarë në secilën paraqitje publike.

Se a janë duke aktruar dyshja, mbetet të kuptohet ditëve në vazhdim.