Arsim Fetahu është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina.
Siç bën të ditur KRU “Prishtina”, Fetahu mori 28.3 pikë nga 40 gjithsej duke u vlerësuar si kandidati më i suksesshëm për këtë pozitë nga panelistët, njofton Klankosova.tv.
Tutje, në njoftim thuhet se , kandidatët e pakënaqur me këtë vendim mund të ushtrojnë ankesë në KRU “Prishtina”, në afatin prej tetë ditëve.
