Arsenali në sulm për Kingsley Coman

Arsenali po mendon që të bëjë një goditje të fundit në merkato. Topçinjtë duan që të afrojnë edhe sulmuesin e Bajern Mynihut, Kingslei Koman, ndërsa merkatoja e Premier Ligës mbyllet të premten.

Trajneri Mikel Arteta dëshiron që të nënshkruajë me një tjetër futbollist në ofensivë, pasi kërkon që të shtojë konkurrencën. Por Coman, ka marrë edhe oferta nga Arabia Saudite, ndërsa dëshira e tij është që të largohet nga Bajern Mynihu.

Drejtuesit anglezë e dinë se do të duhet që të shpenzojnë për lojtarin, për më tepër që ai ka marrë një ofertë të majme nga Lindja e Mesme. Aktualisht futbollisti paguhet 400 mijë euro në javë nga gjigandët bavarezë.

Kontrata lojtarit i përfundon pas tre viteve. Sipas Daily Mail, anglezet janë gati që t’i paguajnë futbollistit të njëjtën pagë si gjermanët, por kjo do të jetë ofertë më e ulët se sa ajo nga Arabia Saudite, me klubin e Al Hilal në pole-position.

Por nga ana tjetër, Arsenali do t’i ofrojë futbollistit mundësinë për të vazhduar që të konkurrojë në nivele të larta, ndërsa topçinjtë janë një nga ekipet që do të luftojnë për titullin kampion në Premier Ligë këtë sezon, e po ashtu edhe në Ligën e Kampioneve.