Arsenali në garë për Sterlingun

Skuadra e Arsenalit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Raheem Sterling. Mediumet angleze kanë raportuar të premten se krerët e Arsenalit së shpejti do të nisin negociatat me Manchester Cityn për transferimin e Sterlingut.

Sterling ka gjasa të mëdha të largohet nga City gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi këtë edicion e ka humbur vendin e titullarit. 26-vjeçari deri më tani ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë në 13 paraqitje, në të cilat kryesisht është inkuadruar nga banka e rezervistëve.

Ai ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2023.