Arsenali është duke menduar për shitjen e mundshme të mesfushorit, Granit Xhaka, në afatin kalimtar të janarit, sipas raportimeve në Angli.
“Eurosport” raporton se “Topçinjtë” mund të shesin 28-vjeçarin pas performancave të kritikuara që nga transferimi i tij në Londër më 2016.
Artikulli i njëjtë thekson se trajneri Mikel Arteta po humb durimin me reprezentuesin zviceran që u ndëshkua me karton të kuq të dielën në ndeshjen ndaj Burnleyt.
Po ashtu thuhet se Xhaka s’po arrin t’i përshtatet atmosferës që po mundohet të kultivojë ARteta tek Arsenali.
Sipas “Eurosport”, londinezët do të konsiderojnë qysh në janar ofertat për mesfushorin defansiv.
Xhaka ka realizuar 12 gola në 190 paraqitje për Arsenalin. Ai është ndëshkuar tre herë me karton të kuq dhe ka marrë 37 të verdhë.