Arsenali ka mposhtur Wolvesin në një ndeshje të rëndësishme që e afron me top-pesëshen në tabelën e Premier Leagues, duke e afruar me pozitat që çojnë në garat evropiane.
“Topçinjtë” fituan si mysafirë me rezultatin 2:0.
Bukayo Saka dhe Alexandre Lacazette shënuan golat për fitoren e ekipit të Mikel Artetas.
Dy futbollistët shqiptarë, Shkodran Mustafi e Granit Xhaka luajtën për 90 minuta, me të dytin që u ndëshkua me karton të verdhë në minutat e fundit.
Arsenali është i shtati dhe ka 49 pikë në tabelë, pesë xhiro para fundit të sezonit. Wolvesi ka 52 në pozitën e gjashtë, ndërsa Chelsea është i pesti me 54.