Arsenali do ta mbajë Aubameyang nëse nuk merr 22 milionë euro

Arsenali do ta mbajë Pierre-Emerick Aubameyang deri në fund të kontratës së tij nëse nuk merr një çmim të denjët për të gjatë kësaj vere.

Aubameyang është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij prej 200 mijë eurosh në javë me Arsenalin, transmeton KOHA.

Por Arsenali nuk do të ngutet që ta shes sulmuesin te ofruesi i parë vetëm pse rrezikon që ta humbasin atë pas asgjë, raporton The Sun.

Kur Barcelona tentoi ta marrë sulmuesin gjatë janarit, Arsenali kërkoi 56 milionë euro për të.

Por vlera e tij ka rënë shumë për shkak të pandemisë së koronavirusit, e cila ka shkatërruar buxhetet e klubeve për transfere.

Tani Arsenali do të gëzohej nëse do ta shiste për 22 milionë euro lojtarin, i cili së shpejti do ti mbush 31 vite.