Arsenal dhe Manchester City janë dy ekipet më të mira në këtë edicion në Premier League.
Kjo, jo vetëm nga shifrat e treguara, por dhe nga ajo çka ekipet kanë dhënë në fushën e lojës.
Të mërkurën në mbrëmje, të dyja skuadrat do të matin për herë të parë në këtë edicion në Premier League. Megjithatë, në Britani kanë pasqyruar se ksuh do të ishte formacioni idelal në rast se lojtarët e të dyja ekipeve do të formonin një skuadër.
Duke nisur nga porta, Enderson ka fituar duelin me Aaron Ramsdale, edhe pse ky i fundit ka bërë një sezon të mirë. “Gardiani” i Manchester Cityt ka më shumë eksperiencë dhe është treguar më deciziv në momente të caktuara.
Sa i takon mbrojtjes me katër, zgjedhja duket e vështirë, por William Saliba i Arsenal dhe Ruben Dias i “qytetarëve” formojnë dyshen e qendrës. Nga krahët ritmi i Kyle Walker dhe zhdërvjelltësia e Oleksandr Zinchenko formojnë prapavijën e “yjeve” të Arsenal dhe Manchester City.
Në mesfushë nuk mund të mungojë kurrsesi një lojtar si Kevin De Bruyne, i cili shpesh dhuron magji kur ka topin në zotërim. Ndërkohë dyshja e “Topçinjve”, Martin Odegaard dhe Thomas Partey, formojnë treshen e mesit të fushës.
Në sulm, shifrat flasin më shumë se fjalët: Erling Haaland është domosdoshmërisht i pari që zgjidhet në këtë repart. Golat që ka shënuar dhe rekordet që ka vendosur janë padyshim faktorët që imponojnë këtë zgjedhje.
Në krahët e tij do të ishin Bukayo Saka i Arsenal dhe Phil Foden i Manchester City-t. I pari është lideri i padiskutueshëm i Arsenalit. Me 7 gola e 8 asist, duke qenë dhe shënuesi i dytë më i mirë i ekipit. Nga ana tjetër, sulmuesi anësor i “citizens”, anglezi Foden ka kontribuar në plot 10 gola këtë edicion.
Një 11-she ëndrrash me yjet e dy ekipeve që të mërkurën në mbrëmje do të kenë vëmendjen e sportdashësve anë e mbanë botës. Në vendin tonë, kjo supersfidë do të vijë “live” dhe ekskluzivisht nga ora 20:30 në ekranin e SuperSport.