Ka arritur në 51 numri i viktimave nga Covid-19 në vend.
Ani se gjatë ditës QKUK nuk ka raportuar për viktima në njoftimin e IKSHPK-së të bërë sonte thuhet se numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 51 përkundër mbrëmë që ishte 49, njofton Klan Kosova
“Sot më 30 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 210 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive 2.878 raste nga 23.780 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 51 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.