Të mbijetuarit e aksidentit në Kroaci kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, ku një pjesë e tyre është marrë me autoambulancë, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa, pjesëtarë të Policia e Kosovës përkujdesur për familjarët e tyre duke u shpërndarë ujë.
Përveç familjarëve të shumtë, edhe kryekuvendari Glauk Konjufca, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë pritur të lënduarit.
Në aksidentin në Slavonski Brod të Kroacisë të dielën, ku u përfshi aksidenti i linjës Frankfurt – Prishtinë, vdiqën dhjetë persona, ndërsa u lënduan 45 tjerë.
Shoferit të autobusit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.