Arrihet marrëveshja, Rrahmani largohet nga Ballkani për 600 mijë euro

Albion Rrahmani do ta vazhdojë karrierën në Rumani. Mediumet rumune kanë shkruar të hënën se tashmë është arritur marrëveshja që sulmuesi 22-vjeçar të transferohet te Rapid Bucuresti.

Mediumi “fanatik.ro” ka shkruar se Rapidi do të paguaj 600 mijë euro për transferimin e Rrahmanit nga Ballkani i Suharekës.

Rrahmani ka shkëlqyer në vitin e fundit, duke shënuar gola thuajse rregullisht. Për të ishin të interesuara shumë skuadra të huaja por ai karrierën, sipas mediave rumune, do ta vazhdojë te Rapidi i Bukureshtit.

Rapidi në kampionatin e kaluar ishte i pesti në Rumani.