Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi në emisionin “Imazh” të RTK-së e ka dhënë lajmin se është arritur marrëveshja ndërmjet Telekomit dhe Dardafonit për amortizimin e borxhit.
“Kjo marrëveshje nënkupton edhe zhbllokimin e xhirollogarive të Telekomit”, ka thënë Kuçi.
Sipas tij, kjo është marrëveshje për zgjidhje afatgjatë për situatën në Telekom.