Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Nismën Socialdemokrate.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.
“Kosova ka nevojë për një Qeveri që e ka votuar Parlamenti. Ne sot kemi arritur marrëveshjen. Ne do t’i kemi dy ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit”, tha ai.
Limaj shtoi më tej se LDK do të bëjë të ditur se cilat ministri i takojnë Nismës në Qeverinë Hoti.
Ndryshe, LDK ka nënshkruar marrëveshje edhe me AAK-në dhe Listën Serbe, ndërsa marrëveshje për bashkëqeverisje pritet të lidhin edhe me AKR-në.