Ish-zëvendës ministër i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha është arrestuar sot në Prizren.
Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Prizrenit Vesel Gashi, pa mohuar ose pohuar se bëhet fjalë për Berishën.
Ai tha se Berisha i ka sulmuar zyrtarët policorë pasi këta të fundit e kanë dënuar për kundërvajtje.
“Një qytetar është shoqëruar në stacioni policor për shkak se i njëjti ka penguar dhe i ka sulmuar zyrtarët policor gjatë detyrës zyrtare. Të njëjtit kanë qenë duke u marrë me kundërvajtje në trafik dhe në kë rast qytetarit i është shqiptuar gjobë për kundërvajtje. I njëjti në shenjë pakënaqësie i ka ofenduar dhe i ka sulmuar zyrtarët policorë”, tha ai për Paparacin.
“Të njëjtin e kanë vënë nën kontroll dhe është shoqëruar në stacioni Policor në Prizren”, shtoi ai.