Policia e Kosovës pas pranimit të një informacioni se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar Presidenti i Republikës së Kosovës, dje zyrtarët policor në bashkëpunim me organet e drejtësisë kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme hetimore.
Sipas njoftimit, hetuesit policor, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar (K.P. 1980) dhe vendbanimin e tij, me ç‘rast kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat gjendeshin në rajonin e Mitrovicës.
“Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për dyzet e tetë orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.