Në Policinë e Kosovës është raportuar se një person në Prishtinë ka kanosur me jetë nënën dhe vëllanë e tij.
Bëhet e ditur se i dyshuari ishte i armatosur dhe kishte drejtuar armën nga zyrtarët policor. Për arsye të sigurisë, janë evakuuar banorët e ndërtesës.
Zyrtarët policor kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin, ndërsa gjatë kontrollimit të banesës tij janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre fishekë, një thikë, një shufër, një fishek, një jelek ushtarak, një maskë dhe një foto-aparat.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.