Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për falsifikim të parasë.
Rasti ka ndodhur të dielën në Fushë-Kosovë.
Të dyshuarit gjatë kontrollit i janë gjetur 2 kartëmonedha nga 200 euro të falsifikuara.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 2×200€ para të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.