Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person nga Dragashi, pasi i njëjti dyshohet se ka plagosur me armë zjarri ish-vjehrrin e tij.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi thekson se deri te plagosja ka ardhur pas një mosmarrëveshje të divorcit mes vajzës së tij dhe të dyshuarit.
Ai shton se i gjithë rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjykatës, teksa viktima është dërguar për trajtim në spitalin rajonal të Prizrenit.
“Arrestohet i dyshuari për veprën penale “Vrasje ne tentativë “ Prizren, 26 prill 2024 Njësiti i hetimeve të sektorit rajonal DRP Prizren me datën 26.04.2024 ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarit O. M (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar shqiptar), hetuesit kane arrit qe te gjejnë dhe sekuestrojnë armen me te cilën dyshohet se është përdor në ketë rast”, ka thënë Gashi për Front Online.
“Arrestimi i tije është bërë me dyshimin se te njëjtit kane ka gjuajtur me arme zjarri dhe ka plagosur viktimën K Q (Ish vjehrrin e tij) nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit te divorcit ne mes te vajzës se tije dhe te dyshuarit. Rasti ka ndodhur jashtë objektit te gjykatës. Viktima i eshët afruar ndihma mjekësore ne QKMF Dragash dhe pas i njëjti dërgohet ne Spitalin rajonal ne Prizren për tretman mjekësor”.