Një grua në Tiranë e ka braktisur foshnjën e saj në bodrumin e një pallati, ku më pas është identifikaur dhe ndaluar nga policia.
Siç shkruan Top Channel, foshnja e gjinisë mashkullore mësohet se është në gjendje shumë të rëndë dhe po mbahet i intubuar.
Në momentin e mbërritjes në reanimacion foshnja ishte i mbuluar me gjak e baltë ndërsa, mjekët konstatuan hipotermi të thellë, gërvishtje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë dhe dëme të tjera që u konstatuan pas larjes, transmeton Gazeta Stop.
Foshnja në spital ka mbërritur pa shenja jete dhe u reanimua intesivisht duke u intubuar. Pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete dhe më pas u bë mjekimi i plagëve.
Mësohet se fëmija në momentin e parë u gjet i zhveshur, me kordonin umbelikal të pa prerë dhe i mbuluar me gjak.
Djali i sapolindur është gjetur nga një banor i pallatit, i cili ka njoftuar policinë dhe më pas është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor në spital.