Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër të dyshuar mes Prishtinës dhe Pejës, të cilët po përgatiteshin për një vrasje.
Në raportin 24-orësh të enjten, Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit u kapën në flagrancë teksa po merrnin armët për kryerjen e vrasjes.
“Gjatë operacionit policor janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarave në katër lokacione të ndryshme ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, municion të kalibrave të ndryshme si dhe disa dëshmi tjera të rëndësishme”, thuhet në njoftim.
Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar në procedurë të rregullt.