Dy persona janë arrestuar në Fushë-Kosovë të hënën, me dyshimin se kanë vrarë një 41-vjeçar.
Policia njoftoi se të arrestuarit janë A.M. 26-vjeçar dhe L.B. 26-vjeçar, ndërsa është sekuestruar thika, që dyshohet se është përdorur në rast.
“Pas intervistimit, personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin policor.
Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur të dielën mbrëma, rreth orës 22:00.
“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo.