Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se i dënuari Kujtim Blaqkori është larguar nga Pavijoni i Gjysmëhapur i Qendrës Korrektuese të Dubravës.
I njëjti ishte caktuar me vendpunim në ruajtjen e bagëtive të fermës së qendrës.
Kujtim Blaqkori ishte i dënuar me tri vite brurgim dhe do të lirohej më, 16.12.2024.
Për largimin e tij është lëshuar letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.