Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Shpesh, ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, duke marrë vëmendjen me dukjet atraktive.
Së fundmi, Demiri është shfaqur mjaft joshëse në disa fotografi të ndara me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo ka pozuar e veshur në rroba me dizajn të ushtrisë, në të cilat është dukur mjaft tërheqëse.

“Ti nuk mund të më shohësh, unë kam veshur kamuflazh”, shkroi aktorja tropojane në mbishkrimin e fotografive.
Ndërkohë, vetëm pak orë më vonë, ajo publikoi edhe një imazh tjetër ku shihej teksa shijonte jetën e natës në kryeqytet.