Arbnor Muja ka befasuar me hapin e radhës, duke lënë Antwerpin për të kaluar te klubi i elitës turke Samsunspor.
Klubi turk ka bërë njoftimin e transferimit, duke nënvizuar që lojtari ka nënshkruar për tri vite e gjysmë.

“Lojtari që luante te Royal Antwerp FC dhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, sulmuesi anësor Arbnor Muja ka nënshkruar për tri vite e gjysmë me klubin tonë. Mirësevjen në Samsunspor, Arbnor Muja”, shkruhem klubi turk.