Reims njofton se Arbër Zeneli ka këputur ligamentet e gjurit në ndeshjen përgatitëse të parasezonit ndaj Auxerre.
Zeneli iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore që treguan edhe lëndimin e yllit kosovar, transmeton Gazeta Express.
Ai do t’i nënshtrohet operacionit dhe më pas do të dihet se sa gjatë do të mungojë jashtë fushave të blerta.
Një lëndim të tillë mesfushori kosovar e pati në vitin 2019, duke e lënë jashtë fushës gati një vit