Modelja së shpejti do të sjell në jetë fëmijën e saj të parë.
Arbenita Ismajli përmes disa fotografive të publikuar ka shkruar një kërkesë për fansat e saj.
“A mund të më sugjeroni emra djem dhe vajzash në seksionin e komenteve ju lutem?”, ka shkruar në mbishkrimin e postimit.
Modelja e cila është në pritje të fëmijës bashkë me reperin Fero, postoi imazhe e veshur me një xhaketë lëkure me ngjyrë të zezë dhe një bluzë.
Arbenita, flokët i ka lënë të drejta teksa ka kompletuar dukjen me makijazh.
Ndryshe, Fero javën e kaluar zbuloi se do bëhen prindër të një vajze.


