Modelja Arbenita Ismajli, është një ndër emrat më të përfolur në media që nga zyrtarizimi i lidhjes së saj me reperin Fero.
Shpesh me ndarje e bashkime, e ndonjëherë edhe me provokime, kësaj here duket se gjithçka mbaroi.
Derisa Fero u ‘zhduk’ nga rrjetet sociale, Arbenita po vazhdon të jetë prezente, duke dhënë çdo ditë detaje që e vërtetojnë ndarjen mes dyshes.
U bë kohë që Arbenita dhe Fero nuk ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.
Nga ana tjetër, modelja bukuroshe nuk i kursen thumbat në rrjete sociale e ky i fundit thotë se ‘Disa njerëz do të duan, vetëm deri atëherë kur mund të të shfrytëzojnë’ dedikime të cilat nuk kanë kujt ti drejtohet, përpos reperit të njohur.