Arben Vitia ndërpret konferencën për media derisa të përfundon thirrja e Ezanit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili po fliste për mostrat dhe testet që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), kryen për ditë, u ndal, pasi filloi të thirret Ezani në të gjitha xhamitë e Prishtinës.

Përderisa po mbahej konferenca për masat e reja që do të vazhdojnë të merren nga nesër direkt nga Ministria e Shëndetësisë, filloi edhe ezani, ku ministri në detyrë e ndërpreu fjalimin duke kërkuar që të respektohet thirrja e Ezanit.