Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arben Vitia e ka ftuar Diasporën që të votojnë, më 14 nëntor në garën e balotazhit.
Vitia është kandidati i cili ka marr më së shumti vota në raundin e parë të zgjedhjeve për të udhëhequr më Prishtinën.
“Prishtina mirëpret të gjithë qytetarët e saj, të cilët gjenden brenda dhe jashtë vendit, në ditën përcaktuese për të, 14 Nëntorin. Duke treguar një vetëdije të lartë qytetare ata po na ndihmojnë të ecim më mirë e më shpejtë bashkërisht. Mërgatë e dashur, rrugët e Prishtinës presin ardhjen tuaj sërish”, tha Vitia duke ftuar mërgatën që ta përcaktojnë ndryshimin në Prishtinë më 14 nëntor 2021.
Ndryshe, në raundin e parë Arben Vitia ka marrë 42.54 për qind të votave. Zgjedhjet e raundit të dytë në Prishtinë do të mbahen më 14 nëntor, dhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Vitia vazhdimisht u ka bërë thirrje votuesve që të dalin e të votojnë edhe në këtë raund, për ta bërë, siç ka thënë ai, ndryshimin e nevojshëm për kryeqytetin tonë.
Kliko për video: