Njohësi i çështjeve politike Arben Ahmeti me anë të një shkrimi në Facebook ka treguar se përpara se të krijohej PAN kishte përpjekje të krijohej LVA pra një koalicion mes Vetëvendosjes dhe AKR-së.
Ahmeti tregon se ka informacione se të gjitha kushtet ishin pjekur për tu bërë ky koalicion por gjithçka është prishur kur Albin Kurti i ka përmendur Behgjet Pacollit çështjen e Jusuf Gërvallës.
“Në natën finale ishin duke i diskutuar detajet e fundit te konferencës se përbashkët kur Kurti kishte bërë një kërkesë:
A mund të flasim edhe njëherë për çështjen e Jusuf Gervalles?!
Pacolli ishte lënduar. Kishte ndjere qe po shpjegohej pa nevoje. Takimi kishte përfunduar me kërkesën e nikoqirit që kishte thënë se është shumë i lodhur dhe i duhet të flejë.” shkruan Ahmeti në Facebook.
Postimi i plotë:Para se te krijohej PAN kishte pasur perpjekje qe te krijohet LVA. Nje koalicion parazgjedhor mes Vetevendosjes dhe AKR-se.
Te gjitha kushtet ishin pjekur. Pajtimi thuajse kishte ndodhur.
Edhe eksponentet e PDK brenda AKR-se ishin pajtuar. PDK i frikesohej nje koalicioni LAA (LDK, AKR dhe Alternativa) andaj e shtynte AKR-ne drejt VV-se.
Disa takime kishin ndodhur mes Visar Ymerit, Albin Kurtit dhe zyrtareve te tjere te VV me Pacollin ne shtepine e ketij te fundit.
Rrefimin qe e kam te treguar nga protagoniste te te dyja paleve e bene interesant fakti se te gjithe ishin habitur me gjatesine dhe kualitetin e bisedave mes Kurtit e Pacollit. Marredhenia e tyre i kishte tejkaluar pritjet. Kishin folur per gjithcka, perfshire per menyren se si ishte perfolur Pacolli per atentatin ndaj Jusuf Gervalles.
Ne naten finale ishin duke i diskutuar detajet e fundit te konfereces se perbashket kur Kurti kishte bere nje kerkese:
A mund te flasim edhe njehere per qeshtjen e Jusuf Gervalles?!
Pacolli ishte lenduar. Kishte ndjere qe po shpjegohej pa nevoje. Takimi kishte perfunduar me kerkesen e nikoqirit qe kishte thene se eshte shume i lodhur dhe i duhet te fleje.
Te nesermen nuk u eshte pergjigjur thirrjeve te zyrtareve te VV-se.
Pas dy ditesh u be koalicioni LDK’-AKR-Alternativa. PDK e frikesuar nga nje sondazh qe u’a kishte përgatitur nje protaginiste qe e kane shume per zemer, e bene koalicionin PAN. Te tjerat dihen pastaj…P.S. ky insert tregon se sa e perditshme eshte politika. Dhe se antagonizmat e betejat si kjo me aeroplanin e Pacoolit jane budallallek i skajshem.