Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), është duke e mbajtur Kuvendin Zgjedhor për ta zgjedhur kryetarin e saj pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga kjo pozitë.
Në këtë Kuvend, siç merr vesh Telegrafi, për ta marr këtë pozitë është propozuar edhe Arban Abrashi.
Mirëpo ky i fundit nuk e ka pranuar kandidimin.
Ndryshe nga 335 delegatë që kanë të drejt vote, të pranishëm janë 328.
Në garë për të parin e LDK-së janë: Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.