Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi, ka reaguar pas zyrtarizimit të marrëveshjes për zgjedhjet e 14 shkurtit mes Vjosa Osmanit dhe liderit të VV-së, Albin Kurti.
Në një postim në Facebook, Abrashi është shprehur i bindur se nga sot, sipas tij, LDK ka ngritje 4 për qind.
“E faktuar. Sot LDK ka ngritje 4%. Vazhdojmë LDK”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, sot është zyrtarizuar bashkëpunimi mes u.d., të presidentit të vendit, Vjosa Osmani dhe kreut të VV-së, Albin Kurti.
Në një konferencë për medie, lideri i VV-së, Albin Kurti është shprehur se marrëveshja është bërë në parime për synime politike.