Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se Kuvendi Komunal ka aprovuar kërkesën e tij që të infektuarit me COVID-19 të marrin nga 50 euro.
Kërkesa e tij është miratuar me 38 vota për dhe asnjë kundër.
Ahmeti tha se ka udhëzuar Drejtorinë e Shëndetësisë që të nis procedura barnat për COVID.
“Kam udhëzuar Drejtorinë e Shëndetëtise që të filloj procedurat e prokurimit të shpejtë për një numër barnash që mjekët po i përshkruajnë për COVID e që nuk janë të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor”.
“Po ashtu edhe për blerjen e testeve D-Dimer që mjekët po e kërkojnë për shkak të trombeve të mundshme. Edhe pse kjo nuk është në kompetencën tonë. Megjithatë po ju kushton shumë pacientëve. Këto barna do të mbulojnl rreth 8,000 pacientë me simptome pak më të theksuara, pa paguar privatisht”.
Kreu i Prishtinës ka falënderuar Asamblenë Komunale për përkrahje.
“Falënderoj Kuvendin Komunal sot që me 38 vota për dhe asnjë kundër ka votuar ndihmën prej 50 euro për çdo të konfirmuar pozitiv në emër të shërbimeve shëndetësore e 100 për pensionsistë të konfirmuar pozitiv”.