Ndërsa mungesat e reja të komponentëve shtojnë vonesat e mëparshme të prodhimit të iPhone 12 5G, prodhim që ka të bëjë me coronavirusin, Apple tani ka porositur më shumë se 20 milionë iPhone 11, iPhone SE dhe iPhone XR – por jo iPhone 11 Pro ose iPhone 11 Pro Max.
Duke mbështetur raportet e fundit të mungesave të komponentëve, Apple tashmë po kthehet te modelet e saj më të vjetra të iPhone, transmeton Telegrafi.
Sipas një raporti, furnizuesve u është kërkuar të përgatisin më shumë se 20 milionë iPhone të vjetër midis tetorit dhe fundit të vitit.
Nga ata 20 milionë, burime të paemëruara thanë se shumica janë për iPhone 11 dhe iPhone SE.
Ky burim shtoi se nuk do të ketë iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max.
Po ashtu një burim i mëtejshëm pohoi se, “është koha që iPhone 11 Pro dhe Pro Max të ndalojnë prodhimin plotësisht, sepse mund të ndikojnë në shitjet e iPhone 12 Pro dhe Pro Max.
Apple nuk po shet më iPhone 11 Pro, ose iPhone 11 Pro Max. Kompania vazhdon të shesë iPhone 11, iPhone SE dhe iPhone XR.