Apple ka treguar se që nga sot ka shtuar disa nga shërbimet e saja për shumë shtete të reja, përfshirë Kosovën.
App Store, Apple Arcade, Apple Music, Apple Podcasts dhe iCloud tani do të jenë në dispozicion edhe në 20 shtete të reja ndërsa Apple Music në 52 shtete të tjera.
“Ne jemi të lumtur që po sjellim shërbimet më të njohura tonat te shumë përdorues të tjerë nga e gjithë bota”, ka deklaruar zëvendëspresidenti i Apple Music, Oliver Schusser, transmeton KOHA.
Aplikacionet si App Store, Apple Arcade, Apple Music, Apple Podcasts dhe iCloud, që nga sot do të jenë në dispozicion në Kosovë, Afrikë, Maldives, Myanmar, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Gjeorgji në Serbi e disa shtete të tjera.
App Store, tani është në dispozicion në 175 shtete dhe rajone ndërsa përdoret nga mbi gjysmë miliardi njerëz çdo javë.
Apple Music tani mund të përdoret në 167 shtete dhe rajone dhe ofron mbi 60 milionë këngë.
Ndërsa iCloud është një shërbim esencial për përdoruesit e iOS-it, përmes të cilit ata mbajnë të sigurt të dhënat personale.