Herët apo vonë, pritej që Apple të prezantonte një MacBook Pro 13-inç me tastierën magjike dhe këtë e bëri ditën e sotme.
Laptopi vjen me procesor të gjeneratës së 10-të Intel dhe me çmim bazë prej 1,299 dollarësh. Nga një shikim i shpejtë mund të thuhet se kemi të bëjmë me një përditësim të vogël, por nga ana tjetër përfaqëson fundin e një epoke sepse Apple nuk shet më laptopë me tastierën me mekanizmin flutur.
Kjo tastierë pati probleme të shumta përgjatë viteve ndërsa zëvendësimi i saj erdhi për herë të parë në MacBook Pro 16-inç prezantuar në Nëntor të 2019-ës ndjekur nga një MacBook Air në Mars të këtij viti.
Për pesë vite me radhë kompania nuk arriti dot të gjente rehati me tastierën flutur, të paktën që pre MacBook të 2015.
Sa i përket modelit të ri 13-inç, Apple qëndron me portat Thunderbolt 3 dhe USB-C. Touch Bar dhe skaneri i shenjave të gishtërinjve gjithashtu është aty.
Por MacBook Pro i ri vjen me memorien e re RAM prej 16GB RAM me frekuencë të lartë prej 3,733Mhz dhe fillon nga SSD 256GB. Memoria RAM mund të shtohet deri në 32GB ndërsa memoria deri në 4TB.
Në lidhje me procesorët Intel, Apple thotë se gjenerata e 10-të ka frekuencë Turbo 4.1Ghz dhe grafika Iris të cilat mund të përballojnë edhe rezolucionin e plotë 6K të ekranit Pro Display XDR.
Modeli bazë vjen me 256GB SSD dhe 8GB RAM. Një kalim në 16GB RAM kërkon 100 dollarë nga 200 dollarë që duheshin me modelet e kaluara. Ka pasur spekulime se ekranit mund të shtohet në 14-inç por që nuk ka ndodhur në këtë rast.
Ekrani prej 13-inç mund të arrijë shkëlqim deri në 500 nits dhe mbështet gamën e ngjyrave P3 nga dita e sotme laptopi mund të porositet në dyqanet e Apple dhe rishitësit e autorizuar të kompanisë. /BW/