Apple përgatit shumë ndryshime në softuerin e ri

Apple raportohet se është duke sjellë një seri përditësimesh tek telefonat dhe tabletët, me softuerin e ri, iOS 16 dhe iPadOS 16.

Kompania pritet t’i lansojë përditësimet më 6 qershor.

Ndryshimet në iPhone do të përfshijnë përditësime në njoftime, mesazhe e aplikacionin e shëndetit, “Health”, sipas Bloombergut.

Njoftimet u ndryshuan vitin e shkuar duke mundësuar grumbullimin e tyre në një përmbledhje në një kohë të caktuar të ditës dhe modulin “Focus” që limiton njoftimet për një periudhë.

Aplikacioni i mesazheve pritet të marrë edhe veçorinë e dërgimit të mesazheve përmes zërit.

Ndërkaq, aplikacioni “Health” pritet të marrë veçoritë që lehtësojnë punën e përbashkët me orën AppleWatch.

Pasi që telefonat e rinj do të lansohen në vjeshtë, klientët duhet të presin disa muaj para se të mund t’i përdorin veçoritë e reja.