Kompanitë teknologjike Apple dhe Meta do të përballen me gjoba për shkeljen e rregullave që synojnë frenimin e pushtetit të tyre, raportoi të martën Reuters.
Të dyja kompanitë kanë qenë në pikëpyetje të Komisionit Evropian që nga viti i kaluar për shkelje të mundshme të Aktit të Tregjeve Digjitale, të cilat mund t’i kushtojnë kompanive deri në 10% të shitjeve të tyre vjetore globale.
Akti, i cili u bë ligj në maj të 2023-tës, synon të lehtësojë lëvizjen e njerëzve midis shërbimeve konkurruese në internet si platformat e mediave sociale, shfletuesit e internetit dhe dyqanet e aplikacioneve, duke lejuar kompanitë më të vogla të konkurrojnë me ato të mëdhatë.
Presidenti amerikan Donald Trump në një memorandum muajin e kaluar kërcënoi se do të vendoste tarifa ndaj vendeve që vendosin gjoba ndaj kompanive amerikane, ndërsa BE -ja ka mohuar se ka zgjedhur gjigantët e teknologjisë amerikane.