Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim përfaqësuesen speciale të BE-së në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova
Një nga temat e takimit ishte vizita zyrtare e kryeministrit Kurti në Bruksel. Nga ana e saj, Apostolova përsëriti rezultatin pozitiv të heqjes graduale të tarifës me Serbinë.
Në lidhje me heqjen e plotë të tarifës, kryeministri Kurti argumentoi se heqja e plotë e saj do të vijë si rrjedhojë e vendosjes së besimit në respektin e plotë e të ndërsjellët mes të dyja palëve.